DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kanosi me armë bashkëshorten dhe vëllain e saj, ngritet aktakuzë ndaj një burri në Gjakovë

23 Qershor 2025
A A
Kanosi me armë bashkëshorten dhe vëllain e saj, ngritet aktakuzë ndaj një burri në Gjakovë
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për katër vepra të ndryshme penale, kundër të pandehurit me inicialet G.G, i cili kishte kanosur me jetë bashkëshoreten e tij dhe vëllain e bashkëshoretës.

Veprat penale përfshijnë kanosje me armë zjarri, lëndim trupor, posedim të paautorizuar të armëve si dhe posedim të narkotikëve.

Prokuroria njofton se kanosja me armë AK47 nga i pandehuri erdhi për shkaqe xhelozie. Rasti kishte ndodhur më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij.

“Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm (thikë) me të cilin mund të shkaktojë lëndim të rënd trupor ose dëmtim të rendë të shëndetit i shkakton lëndime trupore, bashkëshortes së tij E.G., me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruara sipas ekspertizës mjeko-ligjore”, njofton Prokuroria.

“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, prg.3, nën prg.3.2, lidhur me prg.2, dhe prg.1, nën prg.1.3, të KPRK- së. Sipas pikes III të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., nga koha e pavërtetuar e deri më datë 26.02.2025, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ka mbajtur në posedim armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët nr.05/L-022. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 prg.1 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 762)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com