DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata konfirmon të drejtën e biznesit për furnizim me energji, AKB kërkon zbatim të barabartë

24 Qershor 2025
A A
AKB: Rritet shitja 10 % në marketet e Kosovës
Share on Facebook

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përshëndet vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës që ka pranuar padinë e ngritur ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),duke pranuar propozimin për caktimin e masës së sigurisë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit që pamundësonte furnizimin e një biznesi me energji nga shërbimi universal.
“Ky vendim i gjykatës është dëshmi se ligji dhe drejtësia janë në mbrojtje të bizneseve kur ato përballen me vendime arbitrare apo të padrejta nga institucionet publike. AKB e konsideron këtë një rast të fituar jo vetëm për një biznes individual, por për të gjitha ndërmarrjet që kërkojnë trajtim të drejtë, të barabartë dhe të ligjshëm në tregun e energjisë.
I bëjmë thirrje ZRRE-së që ta respektojë këtë vendim të gjykatës dhe të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj bizneseve, duke shmangur vendime që rrezikojnë funksionimin, investimet dhe vendet e punës në sektorin privat.
AKB do të vazhdojë të mbështesë çdo biznes që përballet me padrejtësi institucionale dhe do të jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit ekonomik kombëtar”, thuhet në reagimin e AKB-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com