DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në Fushë Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro

24 Qershor 2025
A A
Në Fushë Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro
Share on Facebook

U vu gurthemeli për depon e re qendrore të barnave në Kosovë, një projekt që synon të garantojë kushte të sigurta dhe standarde ndërkombëtare për ruajtjen e barnave, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë e organizuar në Fushë Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ky projekt po i jep fund praktikës shumëvjeçare të ruajtjes së barnave në ambiente të papërshtatshme dhe të pasigurta.

“Jemi këtu në Fushë Kosovë për ta bërë përurimin e fillimit të punimeve për depon e re të barnave në Kosovë. Që nga privatizimi i Farmedit në vitin 2005, barnat në Kosovë janë mbajtur në ambiente të pasigurta, të papërshtatshme, me lagështi e rrjedhje uji. Ky objekt në Fushë Kosovë është pranë KQZ-së dhe këtu do të ruhen barnat sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Punimet do të zgjasin 6 muaj, rreth 180 ditë, që do të thotë se aty nga viti i ri do ta bëjmë edhe përurimin e objektit të përfunduar. Ndërkaq, kostoja e gjithmbarshme është 1 milion e 770 mijë euro përafërsisht”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky është një moment i veçantë dhe emocional për të, duke theksuar rëndësinë që ka depoja për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

“Ky projekt është një prej projekteve më të rëndësishme në shëndetësinë kosovare, pasi ka të bëjë me ruajtjen e barnave, që ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e shërbimeve për pacientët dhe qytetarët tanë. Për më shumë se 20 vjet, barnat janë ruajtur në ambiente aspak të përshtatshme për ruajtjen e tyre, në një ambient që nuk i plotëson kushtet. Më në fund, po ndërtohet një depo qendrore që do të jetë moderne. Do të kenë të integruara edhe sisteme të ndryshme digjitale që do të mundësojnë ruajtjen e barnave dhe menaxhimin e distribuimit sa më të mirë të tyre”, tha Vitia.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com