DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KEK: Po mbulojmë 83% të kërkesës për energji

24 Qershor 2025
A A
“S’jemi skllevër, s’është koha e Enverit e as e Millosheviqit”, punëtorët e KEK-ut kundërshtojnë ushqyerjen në menzë
Share on Facebook

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se aktualisht po prodhon rreth 400 megavat energji në orë (MW/h) përmes dy njësive aktive: njësia B1 në Termocentralin “Kosova B” dhe njësia A5 në Termocentralin “Kosova A”.

Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi ditor i KEK-ut arrin në 8208 megavat orë (MWh), që përfaqëson rreth 83% të kërkesës totale të deklaruar nga KESCO për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), e cila këtë javë është 9856 MWh.

Ndërkohë, në njësinë B2 të Termocentralit “Kosova B” është duke u zbatuar një projekt kapital për rehabilitimin e turbinave, me vlerë mbi 56 milionë euro – investimi më i madh në këtë termocentral në më shumë se 40 vjet.

KEK ka njoftuar gjithashtu se ekipet profesionale janë duke punuar pandërprerë për rikthimin në funksion të një njësie tjetër në Termocentralin “Kosova A”, në ditët në vijim. Ky veprim synon të rrisë më tej sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

KEK rithekson përkushtimin për një furnizim stabil dhe të pandërprerë me energji, si dhe vazhdimin e investimeve në përmirësimin e kapaciteteve prodhuese dhe efikasitetin energjetik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com