Deputetët do të mblidhen sërish sot në një përpjekje të re, të 37-tën me radhë, për ta konstituar Kuvendin. Procesi ka ngecur tek zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. VV ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse.
Pas disa dështimesh për zgjedhjen e saj, tash e disa javë po mundohet ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e saj, në të fshehtë. Partitë tjera janë kundër.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.
Sa herë që ky Komision hidhet në votim, dështon kalimi në mungesë kuorumi.
“Me 53 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje”, ishte rezultati i seancës së fundit.
Seanca do të nis në orën 11:00.