DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Njohësi i arsimit: Testi i Arritshmërisë me shpërdorime, kopjime dhe manipulime, kërkohet mirëadministrim

26 Qershor 2025
A A
Njohësi i arsimit: Testi i Arritshmërisë me shpërdorime, kopjime dhe manipulime, kërkohet mirëadministrim
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para Testit të Arritshmërisë në shkollat fillore të Kosovës, njohësi i arsimit nga Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, paraqiti shqetësime serioze për administrimin e Testit të Arritshmërisë, duke e krahasuar me dështimet në Testin e Maturës.

Qehaja në intervistë për Ekonomia Online, tha se Testi i Arritshmërisë është me shpërdorime, kopjime dhe manipulime që e bëjnë vlerësimin të pavlefshëm dhe jo të besueshëm.

“Testi i Arritshmërisë në vlerësimin tonë nuk dallon shumë nga dështimi në administrim nga Testi i Maturës. Përkundrazi, vlerësojmë që është përshkallëzuar si e keqe në formë të shpërdorimeve, kopjimeve dhe manipulimit që ndodhin nga nxënësit, e cila bartet si pasojë që ata nxënës të mirë ose jo të mirë, në secilin rast, na prezantojnë rezultate, të cilat nuk janë valide dhe të besueshme. Ajo çka ne avokojmë tashmë, meqenëse karakteri i testit është orientues, është se e shohim të domosdoshme që i njëjti të mos ketë peshë në regjistrim për shkollat e mesme të larta, por të ngelë në atë qëllimin e tij të pastër që e ka të orientojë nxënësit që kush janë në ato profile, të cilët u takojnë më shumë si shkathtësi dhe të shërbejë si udhërrëfyes i mirë për një përzgjedhje të mirë në karrierë”, tha ai.

Qehaja propozon që testi të mos ketë peshë në regjistrimin në shkollat e mesme, por të përdoret vetëm si udhërrëfyes për orientim në karrierë.

“Struktura e testit dhe pyetjet, sado që përditësohen, në thelb ngelin të njëjta, si formë, organizim, strukturë dhe si e tillë nuk presim ndonjë ndryshim nga vitet paraprake. Do të kemi rezultate të njëjta, në nivel përafërsisht të ngjashëm të kalueshmërisë, e cila është subjekt pastaj edhe sa rigoroz kanë qenë administruesit gjatë testimit. Përgjithësisht ajo çka është determinuese për nxënësit është numri i pikëve: sa më shumë pikë, aq më i lartë probabiliteti për t’u regjistruar në shkollat që ata dëshirojnë.

Për këto arsye duhet më shumë rëndësi dhe një administrim i mirëfilltë i këtij testimi, pasi që në një moment një testim i keq administruar, nxënësit jo të mirë shumë lehtë mund të kthehen në performancë të mirë në testim”, tha Qehaja.

Ai kërkon nga Ministria e Arsimit dhe vëzhguesit që të garantojnë administrim të drejtë dhe të rikthejnë besimin në proces, duke shmangur dëmtimin e meritokracisë dhe konkurrencës së ndershme.

“Kjo ndodh për shkak të keqadministrimit. E tjetërsojnë konkurrencën e mirëfilltë dhe e zhvlerësojnë vlerësimin e notave të mira që një nxënës i ka pasur nga shkolla e mesme e ulët. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit ta marrë me seriozitet dhe të bartet tek vëzhguesit në mënyrë që të na garantojë një proces të mirëadministruar në mënyrë që të kthehet në meritokraci dhe rezultate valide që i shërbejnë të gjithëve”, tha për EO, Qehaja.

Nesër (të premten) në shkollat fillore të Kosovës mbahet Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta, në një proces që synon të masë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë arsimit të obliguar.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 973)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com