DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

65 zyrtarë policorë të suspenduar morën shtesa në vlerë mbi 55 mijë euro

26 Qershor 2025
A A
Gjendet një trup i pajetë në Fushë-Kosovë, hetohet rasti
Share on Facebook

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar të dhënat e pasqyrave financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2024.

Në këtë raport të ZKA-së u trajtua edhe Kompensimi i shtesave jo në përputhje me rregulloren.

Sipas të dhënave nga ky raport, 65 zyrtarë policorë të suspenduar kishin marrë edhe shtesat për punët specifike, pa punuar fare.

Në vitin 2024 ato kapin shumë e55 mijë e 550 eurove.

“Përfitues të kësaj shtese ishin edhe stafi policor i Kosovës. Ne identifikuam se shtesën e plotë për kushte specifike të punës ishin duke e marrë edhe 65 zyrtarë policor të suspenduar, bazuar në listën e pagave të ofruara nga PK edhe pse ata nuk ishin duke e ushtruar funksionin e rrjedhimisht edhe nuk kishin ndonjë rrezikshmëri. Në vitin 2024 për zyrtarët e suspenduar shtesat për kushte specifike të punës ishin në vlerë prej 55,550€, (përderisa pagën ishin duke e marrë prej 50% siç parashihet me rregullore)”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv.

“Sipas zyrtarëve përgjegjës kjo kishte ndodhur si rezultat i kohës së shkurtër për dërgimin e listave me personat e kualifikuar për shtesën për kushte specifike. Ne vlerësojmë se gjatë vitit nuk ishte ndërmarrë ndonjë veprim konkret për të shqyrtuar çështjen e zyrtarëve policorë të suspenduar nëse edhe ata duhet të përfitonin këtë shtesë”.

Cili është ndikimi i këtyre pagesave?

– Pagesat e shtesave për kushtet specifike për zyrtarët e suspenduar dhe jo në përputhje me rregulloren ndikon në dëmtimin e buxhetit të Ministrisë dhe mund të reflektoj në de-motivimin e zyrtarëve tjerë policor të cilët përballen direkt me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës në teren.

Çka rekomandon raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit?

– Ministri në koordinim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë duhet të sigurojnë që pagesat e shtesave për kushte specifike të punës jepen vetëm për stafin që gjatë operimit në punë ballafaqohet me rrezikshmëri siç është specifikuar në kriteret e rregullores për përfitimin e kësaj shtese.

Çka përfshijnë pagesa e shtesave për kushte specifike të punës?

– Në raportin në fjalë thuhet se Rregullorja (QRK) nr. 08/2023 Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik, në nenin 6 pika 1 përcakton se Shtesa për kushte specifike të punës është shtesë mujore që përfitohet nga zyrtarët publik dhe të punësuarit e tjerë që janë të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë së shtuar në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës që rrezikojnë jetën dhe/apo shëndetin. Kurse pika 2 e nenit 6 specifikon se kategoritë e pozitave që do ta marrin këtë shtesë duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim: – hetimi në teren, ku për shkak të detyrës përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës; dhe – kryerja e detyrave në operacione të rrezikshme, të cilët për shkak të detyrës përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com