Një burrë 74-vjeçar ka ndërruar jetë sot në qytetin e Ferizajt, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Hamëz Jashari” dhe “Faik Goga”, pranë qendrës së qytetit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar.