Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shpallur jokushtetues votimin e fshehtë në konstituimin e Kuvendit.
Abdixhiku tha se vendimi i Kushtetueses ka konfirmuar qëndrimin e LDK-së për një votim të hapur.
“Votim i hapur – siç është vepruar gjithnjë – konsensus e kompromis – siç e kërkon demokracia e sjellja normale politike. Ky është thelbi i vendimit të sotëm. Kështu kishim kërkuar gjithnjë.
Dhjetra seanca të humbura, për teke të imponimit që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Votim i hapur. Konsensus e kompromis”, ka shkruar Abdixhiku.