Një kamionetë e tipit VW, ngjyrë e gjelbër, është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në parkingun e një marketi në fshatin Davidoc të Shtimës.
Sipas policisë, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale edhe në një veturë Mercedes që ishte e parkuar afër.
Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga njësitë e zjarrfikësve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.
“Ju njoftojmë se më datë 26.06.2025, rreth orës 16:12, në fshatin Davidoc, është raportuar një rast ku një veturë ishte përfshirë nga zjarri në parkingun e një marketi. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin me sukses. Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe patrulla policore. Bëhet fjalë për një kamionetë të tipit VW, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore. Policia është duke u marrë me procedurat e mëtejme lidhur me këtë rast. Vlen të theksohet se, si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë tjetër e parkuar pranë, e tipit Mercedes,, me targa vendore, e cila ka pësuar dëmtime në anën e majtë. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti”, tha zëdhënësi i policisë.