DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Matoshi: Kurti e ka marrë shtetin peng – pra nuk e njeh verdiktin e Gjykatës Kushtetuese

27 Qershor 2025
A A
Matoshi: Kurti e ka marrë shtetin peng – pra nuk e njeh verdiktin e Gjykatës Kushtetuese
Share on Facebook

Analisti Halil Matoshi ka reaguar me kritika të ashpra ndaj sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti, pas publikimit të aktgjykimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Në një status të gjatë analizues, Matoshi e akuzon Kurtin se “e ka marrë shtetin peng” dhe se po vepron në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses. Ai thekson se Kurti po e lexon këtë aktgjykim “jo si detyrim për bashkëpunim në mirëbesim, por si detyrim të opozitës”, duke shndërruar krizën në “puç kushtetues”.

Sipas Matoshit, Gjykata Kushtetuese e ka përforcuar aktgjykimin e vitit 2014 me një “gjuhë dihotomike dhe shpesh të ngurtë e pa frymë sanksionimi”, ku është vendosur qartë se:

“Jo zgjedhjeve të jashtëzakonshme, jo votimit të fshehtë dhe po marrëveshjes politike”, një verdikt që, sipas analistit, “e nxjerr blof Albin Kurtin”, shkruan ai.

Ai përmend katër pika kryesore nga aktgjykimi, ndër to edhe faktin që seanca konstituive e 15 prillit dhe vazhdimet e saj janë shpallur jokushtetuese, për shkak të ndërhyrjeve të Kryesuesit Avni Dehari dhe manipulimeve me rendin e ditës. Sipas Matoshit, kjo maskaradë proceduralisht ka cenuar të drejtën kushtetuese të deputetëve dhe ka sjellë bojkotin e opozitës.

Në një tjetër pikë thelbësore të aktgjykimit, theksohet se partia më e madhe parlamentare ka detyrimin për të arritur 61 vota me marrëveshje politike.

“Raison d’État – shteti para partisë – bie mbi partinë fituese të zgjedhjeve”, ka shrruar Matoshi.

Ai shton se edhe pse Kushtetuta parasheh një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, Gjykata nuk ka mekanizma për të detyruar etikë politike dhe bashkëpunim, gjë që, sipas tij, VV po e keqpërdor si mekanizëm bllokues.

Në përmbyllje, Matoshi e sheh këtë situatë si një krizë të thellë institucionale pa zgjidhje reale, duke thënë se:

“Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë zgjidhje krizës institucionale, por ia ka dhënë Albin Kurtit një muaj kohë për koalicion.”

Në fund, ai mbyll analizën me një frazë të fuqishme, që sipas tij përmbledh gjithë situatën:

“Kompromisi, kjo është ‘Shpata e Demokleut’ që rri mbi qafën e Kurtit. Ai nuk e njeh!!!”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 586)
  • Opinione (44)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (330)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com