DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rita Ora flet për herë të parë për rolin si njerkë: Jam si zana e mirë

28 Qershor 2025
A A
Rita Ora flet për herë të parë për rolin si njerkë: Jam si zana e mirë
Share on Facebook

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë së fundmi detaje të rralla dhe plot dashuri për rolin që luan në jetën e dy vajzave të bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi.

Në një intervistë për podcastin “Begin Again” me Davina McCall, 34-vjeçarja foli me entuziazëm për raportin që ka krijuar me Te Kāinga o te Hinekāhu (13 vjeç) dhe Matewa Kiritapu (9 vjeç), vajzat që Taika ka nga martesa e mëparshme me regjisoren Chelsea Winstanley.

“Është kaq zbavitëse. E kaloj për mrekulli me ta. Jam si ajo zana e mirë e përrallave që sjell gjithë sheqerin dhe akulloret, pastaj i kthen prapë në shtëpi”, shtoi ajo me humor, duke treguar se marrëdhënia me fëmijët është një nga pjesët më të veçanta të jetës së saj.

Ajo zbuloi gjithashtu se një nga bukuritë e të qenit njerkë është “të bësh gjëra paksa të ndaluara”, si p.sh. t’i çojë në koncerte – përfshirë një koncert të Ed Sheeran, ku ato patën edhe mundësinë të takonin vetë këngëtarin.

Rita dhe Taika nisën të përfliteshin për një lidhje në vitin 2021, ndërsa në gusht të vitit 2022 u martuan në një ceremoni private.

Më pas, ajo konfirmoi zyrtarisht martesën në janar 2023, gjatë një interviste për “Heart Breakfast”.

Gjatë një paraqitjeje në “The Drew Barrymore Show” në shkurt 2023, Rita tregoi se lidhja me Taikën nisi si miqësi kur të dy po punonin në Australi:

“Ishim miq për gjashtë vite para se të ‘prishnim gjithçka’”,-tha ajo me humor.

Dashuria mes tyre ka ndikuar edhe në krijimtarinë artistike të Ritës. Albumi i saj i fundit, “You & I”, përmban këngë me të njëjtin titull, e cila është frymëzuar nga dita e dasmës së tyre.

Në një intervistë për “Revistën People” në korrik 2023, Rita u shpreh se bashkëshorti i saj është “mbështetësi më i madh” dhe pranoi se ëndërron të zgjerojë familjen me të: Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua.

Nga skena në jetën familjare, Rita Ora po ndërton me dashuri dhe përkushtim një kapitull të ri – si bashkëshorte, njerkë dhe ndoshta, së shpejti, edhe si nënë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com