DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Katër të vrarë pasi Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë

28 Qershor 2025
A A
Macroni i del në mbrojtje Zelenskyt
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona u vranë në rajonin industrial ukrainas të Dnipropetrovskut pas një vale të madhe sulmesh ajrore nga Rusia. Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës në këtë zonë brenda javës, telksa Moska po përpiqet të marrë territor dhe në kohën kur procesi i paqes mbetet i bllokuar.

Guvernatori rajonal, Sergiy Lysak, tha se më 27 qershor u plagosën edhe 17 persona, vetëm tre ditë pasi një sulm tjetër në të njëjtin rajon që lanë të vrarë 21 persona dhe 340 të tjerë u plagosën.

“Numri i viktimave në qytetin Samar ka arritur në katër. 17 persona janë plagosur. Shumica janë shtruar në spital. Dy burra dhe një grua janë në gjendje të rëndë. Të tjerët janë në gjendje stabile”, tha ai.

Disa zjarre në ndërtesa në Lisak kanë shpërthyer pas sulmeve.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se 363 dronë dhe tetë raketa janë lëshuar ndaj Ukrainës gjatë natës dhe qyteti kryesor i goditur ishte Starokostjantinivi, në rajonin Hmelnetski.

Disa muaj pasi zmbrapsën ofensivën befasuese të Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, forcat ruse kanë sulmuar vazhdimisht fshatrat dhe pozicionet ushtarake në këtë zonë.

Sulmet me raketa të Rusisë më 24 qershor shkaktuan dëme në dhjetëra objekte arsimore dhe mjekësore në këtë rajon. Një tren pasagjerësh që po nisej nga qendra rajonale, Dnipro, ishte po ashtu në shënjestër të sulmeve.

Që kur ka nisur lufta më 2022, Rusia ka mohuar vazhdimisht se shënjestron infrastrukturën civile, pavarësisht dëshmive të shumta që tregojnë të kundërtën./rel

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 070)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com