Kreu i VV-së, Albin Kurti, pas mbledhjes me liderët politikë tha se u provua votimi i hapur dhe se tani ka ardhur koha të provohet votimi i fshehtë për të parë nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota apo jo, raporton Ekonomia Online.
“U provua votimi i hapur, ta provojmë votimin e fshehtë. Mosvotimi i opozitës është shkelje kushtetuese, do të ishte në rregull ta votonin kundër. Testojeni Albulenën nëse i ka 61 apo jo”.
Ai theksoi se mosvotimi i opozitës përbën shkelje kushtetuese dhe se do të ishte në rregull që secili deputet të votonte kundër.
“Nëse Albulena nuk i merr 61 vota, atëherë më bëni pyetjen dhe do ta merrni përgjigjen,” tha Kurti, duke shtuar se nuk janë të sigurt në rezultat, por kur tashmë janë mbledhur disa herë, duhet provuar votimi i fshehtë”.