DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Limaj: I ftova të gjithë që të fokusohemi në marrëveshje politike që menjëherë zgjidh krizën

29 Qershor 2025
A A
Limaj: I ftova të gjithë që të fokusohemi në marrëveshje politike që menjëherë zgjidh krizën
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit me liderët politikë, deklaroi se zgjidhja e krizës nuk mund të vijë vetëm përmes aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ka kërkuar një marrëveshje të qartë politike, raporton Ekonomia Online.

“Ky takim erdhi pas tre muajsh. Diskutimi u përqendrua më shumë në interpretimin e aktgjykimit dhe më pak në krizën politike dhe zgjidhjen e saj,” tha Limaj.

Ai shtoi se takimi ishte një hap i mirë, por kërkoi vijimin e tryezave të tilla dhe theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike që, sipas tij, është e vetmja rrugë për të dalë nga bllokada institucionale.

“U takuam pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kam shprehur qëndrimin tim, dëshirën edhe para jush dhe me partitë. Një tryezë politike është e domosdoshme për të gjetur zgjidhje. Pas tre muajsh erdhëm te ky takim. Ky takim ka shkuar rreth qasjes se si e shohin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pak është folur për atë që është tema kryesore: krizat politike dhe zgjidhjet me marrëveshje politike. Ata që kanë pritur që aktgjykimi do ta zgjidhë krizën, nuk e njohin mirë funksionimin e gjykatës. Takimi si takim është gjë e mirë që ka ndodhur. Pres të ndodhin takime të tjera. Unë u mundova të jap kontributin tim. I ftova të gjithë që të fokusohemi në marrëveshje politike që menjëherë zgjidh krizën,” shtoi Limaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 112)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com