Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se pas një përleshjeje fizike të ndodhur sot në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri, një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar, ndërsa një i tretë është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri prej të arrestuarve ka kaluar në cilësinë e dëshmitarit.