DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Specialja merr vendim: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi rikthehen më 19 gusht

3 Korrik 2025
A A
ZPS dorëzon mocion në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, propozon pranimin e disa provave lidhur me Zonën Operative të Dukagjinit
Share on Facebook

Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, në krye me Charles Smith III e ka pranuar kërkesën e ekipeve mbrojtëse të katërshes për ta shtyrë konferencën përgatitore për Mbrojtjen nga 21 korriku në javën e tretë të gushtit 2025.

Rrjedhimisht, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi dhe ekipet e tyre mbrojtëse do të bëjnë të ditur përfundimisht numrin e dëshmitarëve dhe listën e provave që synojnë të përdorin gjatë paraqitjes së rastit të tyre, të martën më 19 gusht nga ora 10 e mëngjesit, njofton Klankosova.tv..

Gjykata nuk e ka pranuar edhe pjesën tjetër të kërkesave të Mbrojtjes për të shtyrë edhe afatet e zbulimit të dëshmitarëve dhe provave që pritet të merren nga burime ndërkombëtare, të klasifikuara.
Përkundrazi, përgjigjen pozitive e ka ruajtur për Prokurorinë e cila kishte propozuar që lista me dëshmitarë dhe prova të dorëzohet deri më 21 korrik 2025.

Një ditë më vonë, më 22 korrik pritet të mbahet edhe një konferencë e radhës për ecurinë e çështjes gjatë të cilës mund të bëhet e ditur nëse Gjykata e pranon apo rrëzon, qoftë edhe pjesërisht kërkesën përfundimtare të Mbrojtjes për të rrëzuar pika të caktuara të Aktakuzës.

Ekipet e kanë dorëzuar Mocionin e tyre të përbashkët më 12 qershor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com