Aleanca Kosovare e Biznesve (AKB) uroi SHBA-në për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i shprehu mirënjohje të thellë SHBA-së për mbështetjen për çlirim, pavarësi dhe zhvillim të Kosovës.
“Urime me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) dhe në cilësinë e Kryetarit të saj, më lejoni të shpreh urimet më të përzemërta për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.
Kjo ditë është simbol i lirisë, demokracisë dhe ëndrrës amerikane – vlera këto që janë frymëzim edhe për shtetin tonë të ri, Republikën e Kosovës.
Populli dhe shteti i Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen historike të SHBA-së në çlirimin, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit tonë, si dhe në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit.
Roli i SHBA-së ka qenë jetik në rrugëtimin tonë si komb dhe si ekonomi në zhvillim.
Sot, më shumë se kurrë, partneriteti ynë strategjik është garanci për paqe, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët.
Gëzuar 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën!”, shkroi në Facebook, kryetari i AKB-së, Agim Shahini.