DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami: VV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

7 Korrik 2025
A A
Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues.

Ajo ka shkruar në Facebook, të dielën për bllokimin e Kuvendit të Kosovës pas tentativave të LVV për ta zgjedhur kryeparlamentare Albulena Haxhiun.

Bajrami ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë që deputetët votojnë sipas vullnetit të tyre.LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre e jo sipas direktivave të Albin Kurtit. Me 34 votime të dështuara, deputetët e kanë treguar hapur se janë kundër formimit të komisionit për votim të fshehtë, rrjedhimisht, kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit”.Vetëvendosje mund ta përsërisë këtë skenar edhe dhjetë herë të tjera, por pyetja është: Çfarë arrihet me këto përpjekje të dështuara? E gjithë kjo qasje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues, dhe kur kjo të ndodhë, pasojat do të jenë shumë më të rënda për të gjithë. Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në”, ka thënë Bajrami.

Read more

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 414)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com