DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e 50 vjeçarit në Pejë: Dyshohet se u godit nga rryma e gjeneratorit

7 Korrik 2025
A A
Vizita e Presidentit të Letonisë, Policia do të ndërpresë përkohësisht disa segmente rrugore
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë.

Në Emergjencën e Spitalit, është dërguar një burrë i moshës 50 vjeçare.

Mjekët e kanë konstatuar se ai kishte arritur pa shenja jete.

Dyshohet se viktima u godit nga rryma. Për ngjarjen tragjike për Klankosova.tv ka folur prokurori i rastit, Dorjan Juniku.

“Me të pranuar informacionin bashkë me policinë jam nisur drejt vendit të ngjarjes. Aty e kam bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe sipas informacioneve të para ai është goditur nga rryma, pasi që në atë betonjerën (punëtorinë) e cila gjendet në fshatin Gorazhdec, ka qenë duke punuar me gjenerator. Viktima në momentin kritik ka qenë duke u freskuar me ujë dhe e ka vendosur dorën mbi gjenerator, ku e ka gjuajtur rryma”, deklaroi Juniku.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët. Viktima është 50 vjeçar nga fshati Burojë i Skenderajt. Ajo se çka kemi konstatuar është se viktima nuk i ka pasur dorezat adekuate që përdoren për punë. Kam urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në IML”, theksoi ai.

“Pronarin e kësaj betonjerës e kam ndalu për 48 orë. Nesër do të bëj kërkesë për sigurimin e prezencës fizike të të pandehurit në procedurën penale. Hetimet po zhvillohen dhe rasti është iniciuar si “Asgjësimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës””, tha prokurori i rastit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com