DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Heshtja e Sveçlës: Ministri në detyrë nuk e thotë asnjë fjalë për vdekjen e 27 vjeçarit në duart e policisë, kërkohet dorëheqja

8 Korrik 2025
A A
Heshtja e Sveçlës: Ministri në detyrë nuk e thotë asnjë fjalë për vdekjen e 27 vjeçarit në duart e policisë, kërkohet dorëheqja
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zgjedhur heshtje përballje sjellje agresive të disa policëve ndaj qyfterëve, të cilat kanë përfunduar me pasoja fatale. Ndonëse kanë kaluar 24 orë nga vdekja e 27-vjeçarin Agon Zejnullahu në duar të policisë, ai nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Sveçla, i cili shpesh krenohet me aksionet e Policisë së Kosovës, nuk ka reaguar as ndaj rastit në Klinë, ku disa policë ushtrojnë dhunë fizike ndaj qytetarit Driton Krasniqi, i cili ishte i prangosur para dyerve të shtëpisë së tij.

Për rastet në fjalë nuk ka reaguar as kryeministrit në detyrë, Albin Kuti, dhe asnjë anëtar i kabinetit qeveritar.

Heshtje e pushtetit ndaj këtyre rasteve po vlerësohet si e çuditshme.

Shoqëria civile dhe njohësit e rrethanave politike kanë kërkuar përgjegjësi politike për rastin e fundit.

Ata kanë bërë me dije se ministri Sveçla duhet të jap dorëheqje.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se ministri Sveçla duhet ta sqaronte këtë situatë.

“Sot një djalë i ri 27 vjeçar vdiq në duar të pesë policëve. Mënyra se si pesë police e menaxhuan këtë situatë më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm. 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit. Shteti permes Ministrit të Punëve të brendshme, Drejtorit të Policisë po edhe vet Kryeministrit do duhej të sqaronin per publikun kete situate sonte. Pesë policet a e kishin trajnimin profesional te duhur per te menaxhuar situata te tilla?”, ka shkruar Miftaraj më profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka shprehur dyshime edhe për mënyrën e trajtimit të policëve.

“Pse ne vitet e fundit po ndodhin skandale dhe dhunim te drejtave te qytetareve nga police te caktuar? A eshte kjo si rezultat I politikave te reja te LVV qe policet e rinj nga shkollat e mesme te behen police me nje trajnim prej vetem 12 javesh? A ka ndonje politike apo strategji te adresohet ky fenomen? Ne keto vite sa police te rinj i kemi ne rruget e Kosoves me trajnim 12 javor? Kosova gjithmone eshte krenuar me policine sepse ka qene nje force nder me te pregaditurat dhe me profesionalet jo vetem ne rajon por edhe ne krahasim me shtete te BE”, ka shkruar ai.

Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe njohësi i rrethanave politike, Shenoll Muharremi.

Ai ka bërë me dije se nëse raporti i mjekësisë ligjore tregon se vdekja e të riut nga Lipjani ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së policëve, atëherë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, duhet të jap dorëheqje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kur një i ri vdes në duar të shtetit nuk ka justifikim.

“Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve për humbjen e rëndë të të riut nga Lipjani gjatë arrestimit. Nëse raporti i mjekësisë ligjore tregon që vdekja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së policëve, dhe nëse kjo konfirmohet nga drejtësia, atëherë ministri i Brendshëm në detyrë nuk ka më çka pret, duhet me dhanë dorëheqje menjëherë. Ky rast, deri më tani, po dyshohet si vrasje nga pakujdesia e zyrtarëve të shtetit që udhëhiqen nga kjo ministri. Kur një i ri vdes në duart e shtetit, nuk ka as justifikim, as pritje po ka vetëm përgjegjësi. E kjo nuk ka nevojë me u analizu gjatë”, ka shkruar Muharremi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 562)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 776)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com