Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e së martës para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të nderuar kujtimin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që vdiq në duart e Policisë së Kosovës.
Në heshtje, meqirinj të ndezur të pranishmiti dhanë zë dhe fytyrë dhimbjes së një familjeje dhe një shoqërie që kërkon përgjegjësi për dhunën policore.
Agon Zejnullahu vdiq në duart e policëve të Kosovës të hënën në Lipjan.
Ndaj policëve është caktuar masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.