Rashit Qalaj kritikon mënyrën e ndërhyrjes së policisë në arrestimin e Agon Zejnullahut
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka ngritur shqetësime për mënyrën se si policët vepruan gjatë arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu.
Ai theksoi se vendosja e gjurit në zonën e qafës gjatë ndërhyrjes ishte një veprim i papranueshëm dhe jashtë standardeve profesionale.Pa hyrë në shkaqet e vdekjes – është veprimi i vendosjes së gjurit në atë pjesën afër qafës, një veprim që nuk praktikohet në policinë demokratike. Nuk mësohet askund, jo në pjesën afër qafës. Mësohen mënyrat e arrestimit, ai pasiv dhe aktiv, përdorimi i mjeteve ndihmëse që i ka polici. Të gjitha punët e mira që i ka bërë policia paraprakisht, ky veprim i hedh poshtë”,tha Qalaj në Pressing