Analisti televiziv i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka publikuar një lajm të Kosovo Online, media e afërt me presidentin Aleksandar Vuçiq, në lidhje me një deklaratë të analistit dhe ish-deputetit, Visar Ymeri për urat e reja në Mitrovicë.
Ymeri i ka reaguar Ramabajës duke e pyetur se përse shpërndan lajme të mediave të përkrahura nga Vuçiqi.
“Pse bre Sadri? Pse shperndan media te perkrahura nga Vuciqi? Aq me teper pse bjen pre e titujve te ketyre mediave? Per nje person te cilin e njeh moti e me te cilin ki rast me u ballfaqu gati se per cdo nate ne Debat Plus”, ka thënë Ymeri.
“Ja ku e ke lidhjen per emisionin e plote dhe deklarimet komplet te asaj cka kom thane une per urat. Degjoje! Pastaj kritikoje sa te duash. Por aman mos u bo viktime e titujve te Kosovo Online se marre per bese”, ka thënë ai.