Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se “të paktën 135” persona kanë vdekur në përmbytjet në Teksas.
Kjo është rreth 15 persona më shumë se sa dihej më parë.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, shtoi Donald Trump ndërsa u ul për të folur me zyrtarët lokalë në Teksas.
Ai tha se kishte “shumë fëmijë të zhdukur” që ekipet e kërkim-shpëtimit ende po i kërkonin pas përmbytjeve.
“Dhjetëra e dhjetëra fëmijë të çmuar na u morën… është e tmerrshme.”Ai tha gjithashtu se ujërat e përmbytjeve ishin aq të rrezikshme “saqë edhe surfistët më të mirë në botë do të kishin frikë të bënin surf”.
Melania Trump foli gjithashtu për njerëzit që takuan në Teksas dhe guvernatori i shtetit Greg Abbott u zotua të “rindërtojë këtë komunitet”.
Gjatë fjalimeve të Abbott, ai e vlerësoi vazhdimisht Trump, shkruan SkyNews.