Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
“882 milione euro te bllokuara për shkak të një Kuvendi qe nuk po behet. Dem i interesave te ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.
Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës.
Pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar.