DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Naimi ishte i qetë në varrim…”, si dyshuan dhe u tronditën familja e Liridonës: S’mund ta besonim

14 Korrik 2025
A A
“Naimi ishte i qetë në varrim…”, si dyshuan dhe u tronditën familja e Liridonës: S’mund ta besonim
Share on FacebookShare on Twitter

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po jep deklaratën e tij për ngjarjen tragjike që ndodhi në familjen e tyre.

Në pjesën e dytë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, ai rrëfeu se si nisën dyshimet e tyre për Naim Murselin, se kishte gisht në krimin e kryer ndaj Liridonës dhe si u tronditën kur e kuptuan se ai u arrestua.

Mes tjerash, Leonardi ka treguar edhe disa momente para varrimit, gjatë ceremonisë mortore dhe pas zhvarrimit.

“Kemi shku në vendin e ngjarjes, ishte edhe Naimi aty, ja nisi me na shpjegu ngjarjen.

Njëherë tha dola nga ana e djathtë, tani nuk e di a nga e majta a e djathta.

Prapë nuk donim të dyshonim, kena shku në Gjakovë, erdh edhe Naimi me i marrë fëmijët se tha kanë me dhanë deklaratë në polici.

I ka marrë fëmijët, në u përgatitëm për varrim që do bëhej në Çërmjan. Kemi shkuar të nesërmen atje për me prit ngushëllime, aty ishin edhe prindërit e Naimit e Kushtrimit, njerëzit vinin për të pamje, Naimi nuk ishte aty.

E thirra ku je?

Tha fëmija kanë pasë me u marrë në pyetje, jam tu ardhë.

Pasi ka ardhë Liridona në orën 11, ka ardhë edhe Naimi.” -, tha ai tutje.

“Gjatë varrimit binte në sy më së shumti qetësia e Naimit e Kushtrimit, shumë të ftohtë edhe me mediat.

Kur u kthym në shtëpi, babai na tha që miqësia mes nesh dhe atyne ka përfundu këtu.

Si ka mundësi që ky ka ikë me fëmijët e Liridona ka metë aty?

Pas 30 min e kemi pa që është arrestu Graniti, pas pak këmi marrë vesh edhe për arrestimin e Naimit dhe Kushtrimit.

Për neve ishte tronditëse fakti që dyshimet tona veçse u vërtetuan, por mendja nuk na lejojke që të besojmë që ky krim ka ardhë nga vetë Naim Murseli.” – tha Leonard Ademaj. /klankosova

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 636)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com