DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dimal Basha injoron thirrjet e aleatëve, vazhdon sulmet ndaj Gjykatës Supreme

16 Korrik 2025
A A
Basha-VV:  Albulena Haxhiu vazhdon të jetë kandidate për kryeparlamentare
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht thirrjeve të diplomatëve të Bashkimit Evropian, anëtarët e Vetëvendosjes kanë vazhduar sulmet e tyre ndaj Gjykatës Supreme, pasi që kjo e fundit mori vendim për shfuqizimin e udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, s’u prit aspak mirë nga partia Vetëvendosje.

Kësaj radhe është deputeti i VV-ës, Dimal Basha, ai që ka sulmuar gjykatën duke thënë se ‘‘Albini i lufton monopolet, gjyqësori e lufton Albinin’’.

Tutje, edhe Basha njëjtë si Koordinatorja e Komiteteve të kësaj partie, Dejona Mihali, ka përmendur qeveritë e kaluara, Thaçi, Haradinaj e Hoti, duke thënë se të njëjtat kanë vendime të tilla.

”𝗩𝗹𝗲𝗿ë𝘀𝗼𝗻𝗲 𝘃𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗸𝘂𝗷𝘁 𝗽𝗼 𝗶 𝘀𝗵ë𝗿𝗯𝗲𝗷𝗻ë 𝗸ë𝘁𝗮 𝟯 𝗴𝗷𝘆𝗾𝘁𝗮𝗿ë 𝘁ë 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁ë𝘀 𝗦𝘂𝗽𝗿𝗲𝗺𝗲!

Baza është 𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟑𝟏 i Ligjit për Qeverinë, i cili thotë se, “Qeveria në dorëheqje kryen vetëm 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐨𝐦𝐨𝐬𝐝𝐨𝐬𝐡𝐦𝐞 dhe ato të planifikuara me Planin vjetor të punës…”

Gjykata Supreme ka vendos se për Qeverinë ‘digjitalizimi i arkave fiskale 𝗻𝘂𝗸 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗮𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗶 𝗱𝗼𝗺𝗼𝘀𝗱𝗼𝘀𝗵ë𝗺!’

Pra këta gjyqtarë kanë marrë rolin e ekzekutivit, dhe kanë vlerësu se “më e domosdoshme” është ruajtja e monopolit të arkave të vjetra – që zhvatin përditë bizneset – sesa një reformë që synon modernizimin dhe lirimin e tregut nga ky monopol kriminal.

Pra përmbledhja është e thjeshtë, Albini i lufton monopolet, gjyqësori e lufton Albinin.

Në anën tjetër të gjitha qeveritë në detyrë (Hoti, Haradinaj, Thaqi…) kanë marrë vendime të njejta, por në asnjë rast NUK janë luftu nga gjykatat, kurse qeverinë e Albin Kurtit e luftojnë me krejt mjetet”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot, ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme

“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.

Ky qëndrim i Orav është përkrahur edhe nga ambasadorët e tjerë në Kosovës, siç është rasti i ambasadorit francez Olivier Guerot.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 739)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com