DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Edhe 11 mijë euro të tjera gjobë për Vetëvendosjen nga PZAP-ja

27 Janar 2025
A A
Edhe 11 mijë euro të tjera gjobë për Vetëvendosjen nga PZAP-ja
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje, kësaj radhe me 11 mijë euro, në dy raste të ndara.

PZAP-ja ka bërë të ditur se këto vendime janë marrë në seancën e panelit të mbajtur dje.

Në rastin e parë, Vetëvendosja është dënuar me 5 mijë euro, pas aprovimit të ankesës së parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës për shkak të siç thuhet në njoftimin e PZAP-së, të ndeshjes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatës, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

Në njoftimin e PZAP-së thuhet se në ankesën nga PDK-ja, thuhet se kandidatja për deputete nga radhës e VV-së, Albena Reshitaj ka publikuar një fotografi në Facebook, në një nga tubimet e mbajtura të Vetëvendosjes, në të cilën shihet një parrullë e vendosur nga simpatizantët dhe mbështetësit e VV-së, e që siç thuhet në ankesë, ka gjuhë e cila nxit urrejtje, ofendim, denigrim dhe shpreh ngjyrime përçmuese për partitë kundërshtare të VV-së.

Edhe në rastin e dytë të dënimit të Vetëvendosjes, ankesa është dërguar nga Partia Demokratike e Kosovës, ankesë kjo që u pranua dhe VV-së iu shqiptua gjoba prej 6 mijë eurosh.

Në ankesë thuhet se kandidati i VV-së për deputet, Haxhi Avdyli ka postuar një video një Facebook, me tekst shoqërues, që është realizuar brenda Klinikës së Neurologjisë, ku provokohet numri i listës, me të cilin ai kandidon, si person që mban pozitë publike, siç thuhet në ankesë, ka shfrytëzuar këto ambiente me qëllim të përfitimit të votave

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 165)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com