DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ekspertja mjeko-ligjore: Konstatimet tona bazohen nga deklaratat e viktimave, s’i kemi ekzaminuar

16 Korrik 2025
A A
Ekspertja mjeko-ligjore: Konstatimet tona bazohen nga deklaratat e viktimave, s’i kemi ekzaminuar
Share on Facebook

Ekspertja mjeko-ligjore, Catherine Nicola Black tha se konstatimet e tyre në raportin që e kanë hartuar, janë bazuar në deklaratat e viktimave gjatë procesit dhe se ato nuk kanë bërë ndonjë ekzaminim të tyre.

“Ajo që kemi bërë ne në këtë rast është se ne e dokumentuam literaturën edhe pamë nëse mund të gjenim simptoma psikologjike që ne i njohim nga literatura. Ne nuk i kemi ekzaminuar asnjë prej personave. Kjo është e vërtetë”, tha Black, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Këtë deklarim, ajo e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, Rodney Dixon.

Ekspertja Black tha se nuk mund të flas për këta persona nga pikëpamja shëndetësore.

“Unë nuk mund të flas për këta persona nga pikëpamja mjekësore apo shëndetësore e tyre, por mund të shtoj këtë: dokumentet që përdorëm ne për të marrë informacionin, nuk ishin dokumente të përgatitura posaçërisht për gjendjen e tyre shëndetësore. Intervistat nuk ishin për gjendjen e tyre shëndetësore, sidoqoftë kishte materiale në këto dokumente që përputheshin me literaturën që kemi gjetur ne në këtë pikë”, tha Black.

Kurse, Karin Duhne-Prinsen theksoi se disa prej viktimave kishin edhe raporte mjekësore.

“Nuk na takon neve të vendosim se çfarë peshe u duhet dhënë kartelave mjekësore në një kontekst juridik”, tha Duhne- Prinsen.

Duhne-Prinsen tha se e ka njoftuar edhe mbrojtësin e viktimave që ato nuk kanë mundësi të tregojnë për lidhjen mes dëmit të pësuar me krimet e pretenduara në këtë aktakuzë.

Pyetje për dëshmitarët ka parashtruar edhe prokurorja Sarah Clanton, e cila u fokusua tek pjesa e përjetimeve që mund të kenë viktimat e drejtpërdrejta ose ato të tërthorta nga traumat.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 220)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com