Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mirëpret vendimin e Bankës Botërore për ta hequr zyrtarisht Kosovën nga Lista e Vendeve me Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (Fragile and Conflict-Affected Situations – FCS), e njohur ndryshe edhe si Lista FCV (Fragility, Conflict, and Violence).
Ky vendim i rëndësishëm është konfirmuar përmes shkresës zyrtare të pranuar sot nga Banka Botërore, ndërsa lista e përditësuar tashmë është publikuar në faqen e saj zyrtare: https://thedocs.ëorldbank.org/…/original/FCSListFY26.pdf
Ky është një moment domethënës për Kosovën, që pasqyron progresin e vazhdueshëm të vendit në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetit makroekonomik, qeverisjes financiare dhe sundimit të ligjit. Vendimi është gjithashtu rezultat i koordinimit ndërinstitucional me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe i angazhimeve të vazhdueshme të BQK-së me partnerët ndërkombëtarë. Në veçanti, kjo çështje u adresua me theks gjatë Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore të prillit të vitit 2025 në Ëashington DC, ku u argumentua në mënyrë të detajuar nevoja për një reflektim më të saktë të maturisë institucionale të Republikës së Kosovës.
Në këtë kuadër, Guvernatori i BQK-së, bashkë me delegacionin, zhvilloi në Ëashington DC takime të drejtpërdrejta me disa nga drejtuesit kyç të Bankës Botërore dhe FMN-së, që nga departamenti përkatës për vendet FSV e deri tek drejtuesit më i lartë i Bankës Botërore).
Disa nga përfitimet kryesore që priten për Kosovën pas heqjes nga lista FCS përfshijnë:
✅ Përmirësim të perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit;
✅ Rritje të besimit të investitorëve dhe ulje të vlerësimeve për rrezik financiar;
✅ Mundësi më të favorshme për financim zhvillimor dhe qasje në kapital privat; dhe
✅ Komplementon vlerësimin e parë të sovran kreditor të Kosovës, që konfirmon trendin pozitiv në qeverisje dhe themelet ekonomike të vendit.
Kjo arritje forcon më tej besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe përforcon përpjekjet e përbashkëta të institucioneve për realizimin e vizionit tonë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje financiare dhe integrim evropian.
BQK shpreh falënderimet e saj për menaxhmentin e Bankës Botërore, ndërsa mbetet e përkushtuar të avancojë më tej reformat, të thellojë transparencën dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin makro-financiar dhe reputacionin global të Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK-së.