DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pesë kompani aplikojnë në tenderin e ri për KEK-un, i pari u pezullua për shkak të parregullsive

17 Korrik 2025
A A
Rryma pa çmim fiks: Çka mëson Kosova nga fqinjët?
Share on FacebookShare on Twitter

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë hapjen e ofertave zyrtare të aplikimeve të operatorëve ekonomikë në fazën parakualifikuese për projektin “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në TC Kosova A”.

Në këtë tender, sipas KEK-ut, kanë aplikuar pesë kompani/konsorciume vendore e ndërkombëtare, raporton Klankosova.tv.

Ato janë: “SBB Energy S.A; Intering SH.PK, EthosEnergy”, “LIMAK INSAAT SANAYI ve TICARET A.S”, “GOLDEN CONCORD GROUP LIMITED”, “KEPCO Plant Service Engineering Co.LTD, DYPNF Co., Ltd, BHI CO, Ltd” dhe “HIB Petrol SH.P.K; Florian Viqa; NTPC Limited”.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ofertat janë nga kompani prestigjioze që vijnë nga shtete të ndryshme.

Sipas saj, investimi potencial nga ndonjëra nga këto konsorciume/kompani, blloku A3 i TC Kosova A do të vazhdojë të shërbejë edhe për së paku 20 vite të tjera.

Ajo thotë se investimi prej mbi 137 milionë euro nga mjetet vetanake të KEK-ut do të sjellë përfitime të shumëfishta: “Do të prodhojë më shumë: 215 megavat bruto, nga vetëm 130-140 sa ka aktualisht, do të punojë më gjatë: nga 5,400 orë operimi në vit, në 7,700 orë operimi në vit, do të djegë më pak qymyr: nga 1,6 tonë thëngjill aktualisht, në 1,15 tonë dhe do të ndotë më pak: duke përmbushur standardet mjedisore të BE-së”.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të KEK-ut, Valdrin Krasniqi tha se projekti është i rëndësishëm për të gjithë sektorin energjetik të Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramoz Hashani tha se ky është një moment historik i sektorit elektroenegjetik të Kosovës.

Ndërkaq, tenderi i parë prej 137 milionë eurosh i KEK-ut për projektin e njëjtë, “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në TC Kosova A”, u pezullua në fillim të këtij muaji mbi dyshime për skemë korruptive.

Kështu së paku kishte thënë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një postim të sajin më 4 korrik.

“Tenderi për ‘Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3’ në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje, vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave. Ky tender ka ngritur dyshime të forta për muaj me radhë, është zhvilluar në mënyrë të dyshimtë”, pati shkruar Bajrami më 4 korrik.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 747)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com