DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Liberalizimi i tregut të energjisë, Bajrami ngre dyshime për rritje të çmimit: 1300 kompani ende s’kanë marrë faturat

22 Korrik 2025
A A
Liberalizimi i tregut të energjisë, Bajrami ngre dyshime për rritje të çmimit: 1300 kompani ende s’kanë marrë faturat
Share on Facebook

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë për mënyrën si është menaxhuar procesi i liberalizimit të tregut të energjisë. Ajo tha se rreth 1300 kompani janë përjashtuar dhunshëm nga furnizimi universal, ndonëse nuk ka treg të lirë dhe askush nuk është i përgatitur.

Sipas saj, deri më 22 korrik, asnjë nga këto kompani nuk ka marrë faturën për muajin qershor, duke ngritur dyshime për rritje të çmimeve dhe fitime të mëdha të operatorëve si NOA dhe Vuk Hamoviq.

Bajrami theksoi se hetimet e Prokurorisë Speciale ndaj NOAs do përfshijnë të gjithë ata që kanë përfituar nga ky proces.

Reagimi:

E kemi kundërshtuar daljen në treg të lirë në mënyrë të dhunshme të rreth 1300 kompanive, ose më saktë, përjashtimin e tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, sepse e kemi ditur që, e para, s’ka treg të lirë, dhe e dyta, që askush nuk është i përgatitur.

Sot është data 22 korrik dhe ende asnjë kompani e përjashtuar nga tregu i rregulluar nuk e ka marrë faturën e muajit qershor.

Pse?

S’po dini si me i faturu?

S’po guxoni me treguar sa shumë është rritur çmimi i energjisë për këto kompani? S’po dini si me i kamuflu fitimet marramendëse të Vuk Hamoviqit dhe të NOAs në emër të këtij ”liberalizimi”?

Një gjë po ju them: hetimet që Prokuroria Speciale ka filluar ndaj NOAs nuk do lënë jashtë asnjërin nga ju, sepse në fund të gjithë përfundoni te fitimet e majme të Vukit dhe NOAs.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 943)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (156)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com