DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KosovaJob feston 13-vjetorin me lançimin e aplikacionit të ri mobil

22 Korrik 2025
A A
Share on FacebookShare on Twitter

KosovaJob shënon 13 vjet sukses në tregun e punës në Kosovë, duke reflektuar mbi një rrugëtim që nisi me një ide dhe shumë përkushtim. Në këtë përvjetor, kompania ka prezantuar edhe risinë më të madhe: aplikacionin e ri mobil – një vegël moderne që lehtëson rekrutimin për kompanitë dhe aplikimin për punëkërkuesit.

Përveç shpalljeve të punës, KosovaJob ka ndërtuar platforma bashkëpunimi si Power ToHR dhe Dark Side of HR, duke krijuar hapësira për shkëmbim përvojash në komunitetin e HR. “Punëtorët i gjeni te na, e atmosferën e gjeni këtu!” – ishte mesazhi përmbyllës i Drejtorit Komercial, Shkamb Kerleshi, në një mbrëmje festive që i bashkoi partnerët, kompanitë dhe miqtë e platformës.

“13 vjet KosovaJob… Në fillim i kemi pasë do zyra të vogla me një banesë, ama vlen të cekët në gjendër, s’kemi pas staf, veç një ide të Arionit edhe shumë inat me gjendjen në treg. Po sot, po i shohim rezultatet. Sot s’po festojmë veç një platformë. Po festojmë një rrugëtim që ka pasur veç një qëllim: me i lidh njerëzit me vendin e duhur të punës. E kjo s’kish ndodh pa ju, pa partnerat tonë, pa kompanitë që na kanë besu qysh në fillim. Edhe nuk jemi ndal veç te shpalljet. Jemi mundu me pru sende të reja vazhdimisht. E kena pru Power ToHR, me i bo bashkë HR-at, drejtorat, menaxherat, me mësu prej njëni-tjetrit. E kemi organizuar edhe Dark Side of HR, sepse jo gjithçka është me ngjyra. Po gajo që na ka emocionu ma shumë sivjet, është një loçkën që po sillet qiknej pari nonstop. Aplikacioni i ri mobil i KosovaJob. I lehtë, i shpejtë, praktik, tamam për vitin 2025. Jo vegël veç për kandidatë, po edhe për ju – për bizneset – me i menaxhu shpalljet, me i pa CV-të, me bisedu direkt me punëkërkuesit përmes opsionit të chat-it. Nuk ka me qenë veç aplikacion, por nivel i ri i rekrutimit. Tash jena këtu, me pi bashkë, me festu, e me u knaq pak pa e përmend termin “afati i aplikimit”. Edhe mos harroni: punëtorët i gjeni te na, e atmosferën e gjeni këtu”, ka theksuar ai.

Në këtë përvjetor, kompania prezantoi aplikacionin e ri mobil, i cili u cilësua si një hap drejt një niveli të ri të rekrutimit. Aplikacioni u mundëson punëkërkuesve dhe bizneseve që të lidhen më lehtë, të menaxhojnë shpalljet, të komunikojnë direkt përmes chat-it dhe të qasen në CV-të e kandidatëve.

KosovaJob falënderoi partnerët, kompanitë bashkëpunuese dhe gjithë përdoruesit për besimin ndër vite, duke theksuar se suksesi i tyre është rezultat i përbashkët.

KATEGORITË

  • Botë (1 085)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 803)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com