Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku.
Një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti, jashtë detyrës zyrtare me veturë private e ka shkaktuar aksidentin në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku vdiq një 53-vjeçar.
Sipas njoftimit, viktima L.S., ishte staf civil në Policinë e Kosovës, teksa zyrtarit policor i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
“Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksidenttrafiku me fatalitet, ku si pasojë e aksidentit fatkeqësisht ka vdekur qytetari L.S (staf civil në Policinë e Kosovës)”.
“Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Tutje, IPK-ja tha se në lidhje me rastin është iniciuar rast penal me veprën penale “rrezikim i trafikut publik”