Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të ishte më mirë pa Hashim Thaçin.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se edhe Kosova e pasluftës dhe pavarësia do të ishte më e plotë pa Thaçin.
Ky reagim i tij, vjen pas intervistës se ish-presidentit, e cila u komentua shumë.
“Unë jam i bindur seUÇK dhe lufta e saj do të ishte më mirë pa Hashimin.
Kosova e pasluftës do të ishte më mirë pa Hashimin
Pavarësia e Kosovës do të ishte më e plotë pa Hashimin
Ndërtimi, konsolidimi i shtetit do të ishte më i fortë pa Hashimin
Shtrirja e sovranitetit dhe luftimi i krimit e korrupsionit do të ishte më mirë pa Hashimin
Zajednica nuk do të ishte pa HashiminNdarja e Kosovës nuk do të ishte temë pa Hashimin
Amnistia për kriminelët nuk do të ishte pa Hashimin
Privatizimi dhe shkatërrimi i ndërmarrjeve nuk do të ishte pa Hashimin
Dhe në fund
Gjykata Speciale nuk do të ekzistonte pa Hashimin”– ka thënë ai.