Një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur një makinë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Borovci u shpreh se njësia rajonale e trafikut rrugor bashkë me të gjithë mekanizmat relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.