DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ramadani: Sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti 3 – bllokada po e çon vendin drejt kolapsit shtetëror

26 Korrik 2025
A A
Ramadani: Sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti 3 – bllokada po e çon vendin drejt kolapsit shtetëror
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale politike, duke thënë se me zhvillimet e sotme po vuloset përfundimisht se nuk do të ketë Qeveri Kurti 3.

“Sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti 3! Kjo është bllokada edhe sot, edhe derisa të zhvleftësohet mendësia ‘o unë sërish në pushtet, o askush tjetër!’”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka paralajmëruar se zvarritja e konstituimit të institucioneve po e shtyn vendin drejt një kolapsi institucional, duke e konsideruar këtë si një rrezik serioz për sigurinë kombëtare.

“Rrëshqitja drejt një kolapsi të shtetit është rrezik i sigurisë kombëtare të Kosovës. Dhe, formula e kolapsit është fjalia ‘Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!’”, ka thënë ai.

Ramadani ka rikujtuar edhe raportin e votave që, sipas tij, dëshmon se mazhoranca parlamentare për të formuar qeverinë nuk ekziston.

“Mos harroni: për Glauk Konjufcën janë 86 vota për Kryeparlamentar. Për Albin Kurtin janë 59 vota për Kryeministër. Prandaj, po vazhdon kjo bllokadë drejt kolapsit”, ka përfunduar Ramadani.

KATEGORITË

  • Botë (1 085)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 863)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com