DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kujdes bashkatdhetarë: Shkeljet në trafik në Kosovë mund t’ju kushtojnë edhe në Zvicër

28 Korrik 2025
A A
Mbi 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
Share on Facebook

Policia e Kosovëska nisur të aplikojë masa më rigoroze për mërgimtarët që shkelin rregullat e trafikut rrugor gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje, shkruan albinfo.ch.

Çdo kundërvajtje në trafik nga automjete me targa të Zvicrës, të identifikuara menumër serik, nuk do të mbetet vetëm brenda territorit të Kosovës. Nëse bëhet fjalë për shkelje të rëndë, do të njoftohen autoritetet zvicerane për veprime të tilla të rrezikshme.

“Çdo veprim jo normal në komunikacion, që konsiderohet jashtë çdo rregulle, do t’i raportohet edhe organeve policore të trafikut në Zvicër”.

Kjo praktikë bazohet në njëmarrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila parasheh bashkëpunim në trajtimin e kundërvajtjeve nga shtetasit e secilit vend, pavarësisht se ku janë kryer shkeljet.

Në secilin rast, çdo shkelje e rëndë në komunikacion,dokumentacioni i plotë, përfshirëgjobën, fotot dhe videot, i përcillen autoriteteve zvicerane për ndëshkim të mëtejshëm.

Ky veprim synon të ndalë sjelljet e rrezikshme në trafik, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur shumë mërgimtarë kthehen në Kosovë me vetura të regjistruara në shtete të tjera.

Rasti i fundit që shkaktoi bujë: Vetura me targa zvicerane vozit në trotuar

Një rast i tillë ndodhi së fundmi në një qytet të Kosovës, ku njëveturë Audi A6 me targa të Zvicrësu kap duke tejkaluar kolonën dhe duke vozitur në trotuarnjë veprim që u filmua nga qytetarët dhe u publikua në rrjetet sociale.

Mediumi zviceranBlick.che raportoi rastin si “një manovër të rrezikshme nga një Audi me targa zvicerane që po shkakton bujë në Kosovë”.

Në lidhje me këtë ngjarje,Policia e Kosovës lëshoi këtë deklaratë zyrtare:

“Ky veprim është dokumentuar edhe përmes pamjeve (videos) të publikuara nga qytetarët dhe mediat në rrjetet sociale, të cilët kanë xhiruar momentin e tejkalimit. Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme duke identifikuar vozitësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë, sipas legjislacionit në fuqi.”

Më tej, Policia thekson se:

“Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Shtetit të Kosovës dhe Shtetit Zviceran, lidhur me bashkëpunimin për trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit e secilit shtet në territorin e tjetrit, gjoba e shqiptuar do t’i përcillet autoriteteve përkatëse zvicerane për trajtim të mëtejmë.”

Ky është njëparalajmërim serioz për të gjithë bashkatdhetarët, që t’i përmbahen rregullave të qarkullimit në Kosovë, pasi pasojat e shkeljeve mund të ndihen edhe në vendet ku jetojnë dhe punojnë. /Albinfo.ch

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com