Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë gjetur turpin e 33-vjeçarit i cili u mbyt të dielën në Liqenin e Ujmanit.
Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Rrahim Latifit, mërgimtarit i cili që kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik.
Për gjetjen e trupit të tij ishin angazhuar shumë ekipe, ndërkaq sot atje zbarkuan edhe trupat e FSK-së.
33-vjeçari Rrahim Latifi, dyshohet se është hedhur nga një lartësi prej 20 metrash.
Kujtojmë që njësitet e specializuara të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit, i cili të dielën është hedhur në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin-Potokut.
Në vendngjarje kanë qenë të angazhuara njësite të Policisë së Kosovës, ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe zhytës profesionistë.
Nga FSK është bërë e ditur edhe se trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.
Njoftimi:
FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur
Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.
Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.
Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.