Thuhet e besohet se shega ështëfrutii jetëgjatësisë, i pasur me aq enzima, minerale, vitamina e lëndë ushqyese sa kuron e parandalon shumë probleme shëndetësore.
Për shegën janë kryer shumë studime dhe përfitimet janë të vërtetuar shkencërisht, por duket se për disa njerëz, thjesht nuk është frutimë i mirë për t’u ngrënë.
Tension i ulët igjakut
Konsumimi i lëngut tëshegësmund të ulë pak tensionin egjakut. Por nëse tensioni juaj është në vlera të ulëta, rreziku rritet edhe më shumë nëse konsumoni apo pini lëng shege bio. Nëse vuani nga tensioni i lartë, atëherë po është një kurë
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Lëngu ishegësështë NDOSHTA I SIGURT për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Megjithatë, nuk ka informacione të besueshme rreth sigurisë së përdorimit të formave të tjera tëshegës, si ekstrakti i saj.
Alergji ndaj bimëve
Njerëzit që kanë alergji ndaj bimëve mund të kenë alergji edhe ndajshegës.
Ndërhyrje kirurgjikale
Mjekët ndalojnë konsumin e shegëve të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar! Arsyeja: Shega mund të ndikojë në vlerat e tensionit tëgjakut. Enzimat aktive në këtë frut mund të ndërhyjnë tek kontrolli i tensionit tëgjakutgjatë dhe pas operacionit.
Ekstraktet e frutit apo suplementet e frutit, luleve apo pemës sëshegësnuk rekomandohen nga mjekët, pasi e mira është të konsumohetfrutii freskët në sezon! Në rast se nuk i përkisni asnjë prej grupe të mësipërme mund të përfitoni maksimalisht nga shega duke e konsumuar çdo ditë apo duke e shtrydhur si lëng.
Shënim: Kokrrat rekomandohen të pastrohen nga lëkura e bardhë, pasi kjo e fundit mund të shkaktojë probleme me traktin tretës.
