DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Azemi: Greva nuk përfundon pa nënshkrimin e kontratës nga kompania fituese

4 Gusht 2025
A A
Azemi: Greva nuk përfundon pa nënshkrimin e kontratës nga kompania fituese
Share on Facebook

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se megjithëse është shpallur fituesi i tenderit për sigurimin fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, greva nuk do të përfundojë pa u nënshkruar zyrtarisht kontrata me kompaninë fituese.

“Sistemin e tenderimit nuk e njoh mirë, por sipas të dhënave preliminare zyrtare, kompania SIG. Shpk është shpallur fituese. Megjithatë, ne nuk e përfundojmë punën këtu. Kontrata duhet të nënshkruhet sot eventualisht nesër, vetëm atëherë mund të besojmë. Greva nuk përfundon pa këtë hap”, ka deklaruar Azemi në një prononcim për Klan Kosova.

Ai shtoi se sfida e vërtetë fillon pasi të nënshkruhet kontrata, duke paralajmëruar se do të kërkojnë me përpikëri përmbushjen e çdo pike të marrëveshjes dhe rritjen e pagave për punëtorët.

“Nuk do të punojmë më me këto paga. Do ta shohim me lupë çdo pikë e presje të kontratës. Kompania që është shpallur fituese duhet të respektojë gjithçka”,  theksoi ai.

Rreth 300 punëtorë të sigurimit fizik kanë protestuar javëve të fundit për shkak të kushteve të rënda të punës dhe pasigurisë për kontratat e reja, pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme me kompaninë paraprake.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com