DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti ende asnjë fjalë për thirrjet antishqiptare në Kumanovë:

5 Gusht 2025
A A
Kurti ende asnjë fjalë për thirrjet antishqiptare në Kumanovë:
Share on Facebook

“Vdekje për shqiptarët” dhe “Dhomë gazi për shqiptarët”, janë thirrjet nacionaliste, antishqiptare, që u dëgjuan të shtunën në palestën në Kumanovë ku u zhvillua ndeshja basketbollistike në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Kjo ngjalli reagime të ashpra nga shqiptarët atje, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Thirrjet raciste antishqiptare, u dënuan sot nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai paralajmëroi se këto do të hetohen.

“Organizatorët e ndeshjes Federata e Basketbollit dhe Komuna e Kumanovës dënuan thirrjet ksenofobike. Të jem i sinqertë derisa isha aty, as që i kam vërejtur thirrje, pasi bëhej fjalë për grup të vogël tifozësh. Por dua të bashkangjitem në dënimin e nacionalizmit dhe ksenofobisë, si dhe të bëjë thirrje apel për çdo tifogrup që të mbështesin në mënyrën e duhur ekipet e tyre. Kjo është që e mbështet qeveria, ndërsa e gjithë tjetra do të jetë objekt i hetimeve”, tha ai para mediave transmeton Klankosova.tv.

“Dënoj thirrjet ksenofobike dhe nacionaliste të disave në ndeshjen Maqedoni – Rumani, thirrje që nuk mori mbështetjen e të pranishmëve tjerë”, tha mes tjerash Mickoski.
Reagime pati edhe nga zëvendëskryeministri që vie nga radhët e shqiptarëve, Izet Mexhiti, i cili tha se këngët që nxisin urrejtje nuk kanë vend në shoqëri.

“Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit. Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë”, tha Mexhiti.

Derisa, Bashkimi Demokratik për Integrim, në një reagim të djeshëm ka kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit të Brendshëm, Astrit Iseni, si dhe zëvendësministres së Sportit, Safije Sadiki Shaini.

“Për shkak të dështimit të tyre për të reaguar, për të mbrojtur interesin publik dhe për të adresuar një incident të rëndë që cenon drejtpërdrejt bashkëjetesën ndëretnike dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Njëkohësisht, kërkojmë që të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që janë në pozita kyçe ekzekutive, të distancohen publikisht nga ky akt i papranueshëm dhe ta ngrenë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë me parashikimin e sanksioneve të rënda për përgjegjësit dhe të tërhiqen menjëherë nga kjo Qeveri që ushqen ndarje e urrejtje, sepse na turpëruan”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lidhur me rastin, tashmë Prokuroria Publike e Kumanovës, ka nisur hetimet duke i mbledhur informacionet për ngjarjen në fjalë.

Reagimet nga Kosova, Osmani i dënoi thirrjet, Kurti asnjë fjalë

Presidentja Vjosa Osmani, tha se këto thirrje janë të papranueshme.

“Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”, ka thënë ajo.

” Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, theksoi Osmani.

Por, asnjë fjalë nuk e tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e i cili u kritikua nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi tha se Kurti ka përgjegjësi morale për klimën antishqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se kjo është e papranueshme dhe është një kujtesë se “rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë”.

“Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”, tha ajo në reagimin e saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com