DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

SHBA do të kërkojë garanci deri në 15 mijë dollarë për aplikim për vizë turistike

5 Gusht 2025
A A
SHBA do të kërkojë garanci deri në 15 mijë dollarë për aplikim për vizë turistike
Share on Facebook

Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një rregull të ri që do të kërkojë nga disa aplikantë të vizave turistike dhe të biznesit të paguajnë një garanci deri në 15,000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, raporton “The Wall Street Journal”.

Sipas një njoftimi që pritet të publikohet të martën, ky program do të jetë në fazë prove për 12 muaj dhe do të zbatohet për shtetasit e vendeve që kanë nivel të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës, si dhe për ata që vijnë nga vende me siguri të dobët dokumentacioni.

Në varësi të vlerësimit të zyrtarëve konsullorë, aplikantët mund të detyrohen të depozitojnë një garanci prej 5,000, 10,000 apo 15,000 dollarësh gjatë procesit të aplikimit për vizë.

Hyn në fuqi më 20 gusht

Sipas dokumenteve të siguruara nga Newsweek dhe njoftimit në Regjistrin Federal, programi i ri do të hyjë në fuqi më 20 gusht 2025. Qëllimi i tij, sipas Departamentit për Siguri Kombëtare, është të sigurohet që qeveria amerikane të mos mbulojë kostot kur një vizitor shkel kushtet e vizës.

Nëse një vizitor largohet nga SHBA në përputhje me afatet e përcaktuara, garancia do t’i kthehet. Por nëse ai qëndron përtej afatit të vizës, shuma do të konfiskohet dhe mund të përdoret për të mbuluar shpenzimet e dëbimit të tij.

Kush preket?

Kjo masë do të zbatohet vetëm për shtetasit e vendeve të identifikuara si problematike për nga normat e qëndrimit të paligjshëm dhe siguria e dobët në verifikimin e aplikantëve. Përjashtim bëjnë qytetarët e vendeve që janë pjesë e Visa Ëaiver Program, të cilët mund të udhëtojnë në SHBA pa vizë për qëndrime të shkurtra.

Gjithashtu, oficerët konsullorë do të kenë drejtën për të hequr dorë nga kërkesa për garanci në raste të veçanta.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com