DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadori i Suedisë: S’mund t’i drejtoni çdo pyetje Kushtetueses, udhëheqësit politikë të marrin vendime

6 Gusht 2025
A A
Ambasadori i Suedisë: S’mund t’i drejtoni çdo pyetje Kushtetueses, udhëheqësit politikë të marrin vendime
Share on Facebook

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë ekskluzive për Ekonomia
Online, lidhur me vendimin që pritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese deri të premten e 8 gushtit,
tha se ndonëse ekziston si prirje që këto çështje t’u drejtohen gjykatës, udhëheqësit politikë do
duhej të ishin më të guximshëm dhe të merrnin vendime pa i referuar të gjitha pyetjet gjykatës.

Ai shtoi se ani pse të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata që janë në pozita për të mbrojtur Kushtetutën do të duhej të mbanin përgjegjësitë dhe të luanin rolin e tyre në drejtimin e mbrojtjes së saj dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

“Dua të them, ka një sërë pyetjesh që Gjykata Kushtetuese do të duhej t’i trajtonte. Njëra prej tyre do të ishte: çfarë ndodh nëse Parlamenti nuk arrin të konstituohet dhe a do të duhej kjo të trajtohej si çështje për të ardhmen? Që të mos ndodhë më? A ka nevojë për një sqarim në Kushtetutë? Kjo është një pyetje tjetër. Po mendoj për të ardhmen. Pra, pyetje të tilla do të duhej t’i trajtonte Gjykata Kushtetuese.

Por, ekziston edhe një fenomen tjetër në botën perëndimore, ku pyetje i dërgohen vazhdimisht gjykatës. Besoj se kjo është një prirje që vjen nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik. Udhëheqësit politikë në mbarë botën do të duhej të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime. Nuk mund t’i referoni të gjitha pyetjet gjykatave. Për të qenë i sinqertë, ky afat përfundon të premten, më 8 gusht, dhe të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ata që janë aty për të mbrojtur Kushtetutën do të duhet të merrnin rolin dhe përgjegjësitë e tyre. Aktualisht, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mbrojtur Kushtetutën dhe funksionimin demokratik të shtetit”, tha për Ekonomia Online, ambasadori Westerlund.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com