DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vijon “lufta” mes palëve, Ter Shtegen nuk heq dorë nga Barcelona

7 Gusht 2025
A A
Vijon “lufta” mes palëve, Ter Shtegen nuk heq dorë nga Barcelona
Share on Facebook

Mark-Andre ter Shtegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për ta shpallur përkohësisht të papërshtatshëm për lojë.

Qëllimi i klubit është të lirojë paga për të regjistruar portierët Joan Garsia dhe Vojçek Shezni, por gjermani nuk po e pranon këtë. Sipas mjekëve që e operuan, mungesa e tij nuk do të kalojë tre muaj dhe është e sigurt se ai do të kthehet në fushë brenda këtij afati kohor. Prandaj, ai nuk dëshiron ta shtyjë regjistrimin e tij deri në janar.

Ter Shtegen nuk e vuri kurrë në dyshim qëndrueshmërinë e tij te Barça, siç e përsëriti në maj, madje edhe para dëmtimit të shpinës. Klubi, i cili megjithatë bleu dy portierë, e dinte shumë mirë se gjermani nuk do të largohej nga skuadra, prandaj, sipas mendimit të tij, ata duhet të kishin gjetur zgjidhje të tjera për të zgjidhur vështirësitë e tyre financiare.

Barcelona ka kërcënuar me procedura disiplinore nëse ai nuk nënshkruan dokumentin mjekësor, por Ter Shtegen nuk është njoftuar për ndonjë veprim zyrtar deri më tani. Portieri ndihet i mbështetur nga dhoma e zhveshjes, e cila vetë duket e acaruar nga një presion i ngjashëm, siç ka ndodhur në të kaluarën me De Jong, Arauho dhe Rafinja. Ndërkohë, lojtari është i përqendruar vetëm në rikuperimin dhe luftën për një vend titullar, siç ka bërë gjithmonë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 548)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com