DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm

8 Gusht 2025
A A
Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm
Share on Facebook

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me ngërçin politik pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se mosformimi i institucioneve po e dëmton vendin në aspektin demokratik dhe ekonomik.

“Formimi i qeverisë pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me humbje të mundësive për Kosovën,” tha Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në një intervistë për Gazeta Express ditë më parë, deklaratë që u ripublikua sot përsëri nga ambasada amerikane.

Ajo theksoi se administrata Trump kërkon aleatë të fortë, me të cilët mund të avancojë prioritetet e përbashkëta, por në mungesë të institucioneve, “Kosova mbetet një partner në të cilin nuk mund të mbështetemi plotësisht.”

Sipas saj, edhe kompanitë amerikane kërkojnë stabilitet dhe partnerë të besueshëm kur vendosin për investime, dhe paaftësia e Kosovës për të formuar institucione “mund t’i shtyjë ato të investojnë diku tjetër.”

Postimi i plotë:

“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazë demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojë prioritetet tona; një vend pa institucione themelore dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht. Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri stabile dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë se ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për të formuar institucione mund t’i bëjë ato të zgjedhin të bëjnë biznes diku tjetër.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 040)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com