DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Edhe pas vendimit të Kushtetueses LDK-ja s’ndërron qëndrim, Zogaj: S’kemi votë për VV-në

8 Gusht 2025
A A
Edhe pas vendimit të Kushtetueses LDK-ja s’ndërron qëndrim, Zogaj: S’kemi votë për VV-në
Share on Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të hapur dhe brenda 30 ditëve.

Sipas njoftimit, një kandidat i vetëm mund të votohet maksimumi tre herë.

Në një intervistë Zogaj ka thënë se respektimi i këtij aktgjykimi është thelbësor për ruajtjen e demokracisë në vend.

“Ne presim që të gjitha partitë politike ta respektojnë këtë aktgjykim. Është shumë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë që të respektohen aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Të njëjtën gjë e presim edhe kësaj radhe. I kemi parë disa reagime, po jo diçka zyrtare nga partia fituese e zgjedhjeve. Ftojmë që të respektohet ky aktgjykim, në të kundërtën në hyjmë në një cikël shumë të rrezikshëm për demokracinë e vendit. Pra tani gjithçka është e qartë, të kthemi në Kuvend, të propozohet kandidati për kryetar të Kuvendit dhe të votojmë të gjithë deputetët…”, ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt, LDK nuk ka ndryshuar qëndrim dhe do të marrë pjesë në seancë për të ushtruar të drejtën e votës, por jo për të mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes.

“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim deri më tani, do të jemi në ulët tona dhe do të votim. Sepse kemi kërkuar të na jepet e drejta për të votuar, për ose kundër. Votë për VV-në nuk kemi si LDK”, ka shtuar Zogaj. /dukagjini

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 414)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com