DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Thirrje partnerëve ndërkombëtarë: Veproni tani për të mbrojtur median e pavarur në Shqipëri!

12 Gusht 2025
A A
Thirrje partnerëve ndërkombëtarë: Veproni tani për të mbrojtur median e pavarur në Shqipëri!
Share on Facebook

Bordi Drejtues i “Focus Media Group” ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare pas bastisjes së zyrave të News24 dhe Panorama TV. Në reagimin zyrtar Bordi Drejtues shprehet se po kryhet një sulm i rëndë ndaj lirisë së medias. Forcat ushtarake pushtuan ambientet e News24, Balkanweb, Gazetës Shqiptare, Radio Rash, Gazetës Panorama, Panorama Sport pa një urdhër gjykate dhe pa një përmbarues.

Bordi drejtues reagimi per bastisjen e News24

“Gazetarët u dëbuan me forcë” shprehet Bordi Drejtues dhe “sinjali i transmetimit të News24 u fik, pasi u shkëput energjia elektrike”.

“Ky nuk është zbatim i ligjit, kjo është diktaturë në veprim. Përdorimi i ushtrisë kundër popullit tënd është një akt i ulët, i denjë për regjime si Korea e Veriut, Rusia dhe Venezuela, jo për një demokraci europiane.

Prej dekadash, News24 dhe Panorama kanë mbrojtur pluralizmin politik, kanë dhënë zë të gjitha palëve dhe kanë promovuar imazhin e Shqipërisë në botë. Tani po ndëshkohen për këtë”, shprehet Bordi Drejtues i Focus Group.

Më tej në këtë qëndrim zyrtar Bordi Drejtues ka adresuar një apel ndaj shqiptarëve, partnerëve ndërkombëtar dhe Shoqërisë Civile.

“Ne u bëjmë thirrje, shqiptarëve: Mbroni të drejtën tuaj për të njohur të vërtetën. Partnerëve ndërkombëtarë, veproni tani për të mbrojtur median e pavarur në Shqipëri. Shoqërisë civile dhe gazetarëve, qëndroni të bashkuar kundër këtij precedenti të rrezikshëm. Nëse mund të mbyllin gojën News24, mund të heshtin këdo. Demokracia vdes në heshtje, ne nuk do të heshtim”, thuhet në këtë reagim.

THIRRJE E HAPUR PËR PUBLIKUN SHQIPTAR DHE MISIONET NDËRKOMBËTARE

Më 9 gusht 2025, Qeveria e Shqipërisë kreu një sulm të rëndë ndaj lirisë së shtypit.

Në agim, mjete ushtarake dhe forca të armatosura pushtuan ambientet e News 24, Balkanweb, Radio Rash dhe grupit mediatik Panorama, pa urdhër gjykate, pa autoritet ligjor, pa përmbarues. Gazetarët u dëbuan me forcë, energjia elektrike u ndërpre, për rrjedhojë sinjali i transmetimit dhe godinat u sekuestruan.

Ky nuk është zbatim i ligjit, kjo është diktaturë në veprim. Përdorimi i ushtrisë kundër popullit tënd është një akt i ulët, i denjë për regjime si Korea e Veriut, Rusia dhe Venezuela, jo për një demokraci europiane.

Prej dekadash, News24 dhe Panorama kanë mbrojtur pluralizmin politik, kanë dhënë zë të gjitha palëve dhe kanë promovuar imazhin e Shqipërisë në botë. Tani po ndëshkohen për këtë.

Ne u bëjmë thirrje,

– shqiptarëve: Mbroni të drejtën tuaj për të njohur të vërtetën.

. Partnerëve ndërkombëtarë, veproni tani për të mbrojtur median e pavarur në Shqipëri.

. Shoqërisë civile dhe gazetarëve, qëndroni të bashkuar kundër këtij precedenti të rrezikshëm.

Nëse mund të mbyllin gojën News24, mund të heshtin këdo.

Demokracia vdes në heshtje, ne nuk do të heshtim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com