Hisen Berisha: “Interpretimi politik po mbyt gërmën e Kushtetutës”
Hisen Berisha ka reaguar në Facebook pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që sanksionon votimin e hapur për kryeparlamentarin dhe vendos kufizime të qarta procedurale. Sipas tij, ky vendim duhej të mbyllte debatin mbi konstituimin e Kuvendit, por është shndërruar në një fushëbetejë të re interpretimi partiak.
Berisha akuzon shumicën se po përdor një lexim selektiv të aktgjykimit, duke e paraqitur sikur lejon votim të fshehtë, gjë që sipas tij Gjykata e ka hedhur qartë poshtë. Ai e cilëson këtë si instrumentalizim të Kushtetutës për interesa momentale politike, duke paralajmëruar se moszbatimi i vendimeve kushtetuese është shkelje e drejtpërdrejtë e rendit juridik.
Në reagimin e tij, Berisha thekson se vendimi i Kushtetueses nuk është këshillë, por urdhër juridik, dhe nëse ai injorohet, Kosova rrezikon të hyjë në “territorin e anarkisë kushtetuese”. Ai bën thirrje për respektim të plotë të afateve dhe procedurave, duke paralajmëruar se tolerimi i shkeljeve krijon precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit.
Postimin e plotë të tij mund ta lexoni më poshtë:
